‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Shqipëria

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:47
Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë.

Ambasada amerikane përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën me dije se ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.

“Defender Europe 21” është një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

E drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.

Ndërkohë, në Shqipëri pritet të zhvillojnë stërvitje ushtarake 6 mijë trupa amerikane dhe 1 mjete ushtarake, pjesë të aleancës së NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat