“Kuti me ushqime në depot e zjarrfikësve”, Vasili: Rama ka iluzionin që do gënjejë qytetarët

Shqipëria

“Kuti me ushqime në depot e zjarrfikësve”, Vasili: Rama ka iluzionin që do gënjejë qytetarët

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:36
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, akuzon mazhorancën për përpjekje të organizuar për blerjen e votës. Mes shumë denoncimeve që opozita ka bërë në vijimësi, ai u ndal te më i fundit nga Vangjel Tavo, sipas të cilit kuti me ushqime janë depozituar në depot e zjarrfikësve.

Vasili: Shqiptarët duhet të bëjnë votim referendar. Sot Tavo denoncoi një fakt tragjik, jo shitblerjen e votës që është një fakt që ulërin. Por kutitë e ushqimeve depozitohen në depot e zjarrfikësve, me të cilat kanë iluzionin që gënjejnë qytetarët. Duke ditur që humbjen e ka të garantuar nuk ndalet të shpëlahet dhe diskretitohet para shqiptarëve.

I ftuar në Ora News, Vasili thotë se shqiptrarëve u ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri dhe kryeministër dhe mezi presin ti vënë vizën në fletën e votimit

Vasili: Nuk bëhet më fjalë për të majtë e të djathtë, nëse ka një kryeministër që u ka treguar derën të rinjve të Shqipërisë duke u thënë haptazi se mund ti zëvendësojë me bangladeshas, indianë, afganë, nuk i ka në llogari shqiptarët, pse shqiparët duhet ta kenë në llogari këtë njeri. Mezi presin ti vënë vizën në fletën e votimit.

Duke komentuar gjobën 110 mln euro për Becchettin, Vasili thotë se çdo vonesë nga prokuroria për ta hetuar këtë çështje do të bëjë përgjegjëse dhe atë.

Vasili: Çështja Becchetti është një përgjegjësi e kryeministrit, kryetarit të Bashkisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm  të Kryeministrisë. Është shumë e rëndësishme që përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë. Kemi një grup mafioz që ka rrëmbyer qeverisjen e vendit. Para përgjegjësisë duhet ti vendosë drejtësia. PD ka dorëzuar një kallëzim për çështjen. Çdo ditë e vonuar rëndon jo më Kryeministrin, fajësia e të cilit është provuar, por rëndon  situatën e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat