Artan Hoxha zbulon vlerën marramendëse të kokainës së kapur në Durrës

Shqipëria

Artan Hoxha zbulon vlerën marramendëse të kokainës së kapur në Durrës

Më: 11 prill 2021 Në ora: 06:57
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar lidhur me kokainën e kapur në portin e Durrësit.

Hoxha shkruan se sasia e kokainës e kapur brenda 10 ditësh, nëse do të shitej në treg ka një vlerë prej 19 milionë eurosh.

Sipas gazetarit kokaina e kapur do mjaftonte për të siguruar 84 mandate deputetësh. Kujtojmë se sot në Durrës u sekuestrua 143 kg kokainë, ndërsa 10 ditë më parë 49 kg të tjera.

"Meqe po jetojmë në kohën e kontrollorëve…. Një bravo e madhe sot, për kontrollorët e skanerit në Portin e Durrësit. Nuk e di në çfarë niveli i kap “stresi”, edhe pse paguhen pesë herë më pak, se kolegët e tyre të “stresuar”.

Madje, nëse do ta bënin një sy “qorr” sot, mund të merrnin si dhuratë një shperblim aq të majmë, sa nuk do t’u mbaronte lumturia për muaj më radhe në Karaibe, apo në Maldive…

Brenda 10 ditësh kanë kapur dy ngarkesa me kokainë, të ardhura nga Ekuadori. Në datën 1 prill 2021, kapen 49 kg kokainë. Me datë 10 prill 2021, kapen 140 kg kokainë.

Kontenieri i kapur sot, vazhdon të jetë në përpunim e sipër, gjë që do të thotë, se mund të gjendet një sasi edhe më e madhe. Sasia e kokainës e kapur në dy rastet prej 190 kg, ka një vlerë tregu prej 19 milionë eurosh.

Një shifër e majme për të garantuar në zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare…

Besoj se ata, që kanë humbur dy ngarkesat e fundit të kokainës, të mos jenë stresuar aq shume, sa të urdherojne atentatin e radhës….", shkruan Arta Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat