Mesazhi i Brahimllarit nga Korça: Kush është socialist i ndershëm, të vijë te LSI

Shqipëria

Mesazhi i Brahimllarit nga Korça: Kush është socialist i ndershëm, të vijë te LSI

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:00
Endrit Braimllari

Kandidati i LSI-së në Korçë, Endrit Braimllari, ka akuzuar Partinë Socialiste se po tentojnë t'i marrin mbështetësit, duke i dërguar këtyre të fundit mesazhe dhe duke i kërkuar të bashkohen me ta.

Me një postim në Facebook, Braimllari shkruan se ‘LSI as nuk shitet e as nuk blihet’, ndërsa i bën thirrje atyre që i quan ‘socialistë të ndershëm’, që t'i bashkohen kësaj force politike.

Sipas Braimllarit, LSI është garanci për çdo socialist të ndershëm.

‘Kam një mesazh shumë të qartë për çdo socialist të ndershëm, për çdo socialist dhe progresist që e do vendin, të vijë tek shtëpia e vet, të vijë tek Lëvizja Socialiste për Integrim, sepse LSI është forca e njerëzve të thjeshtë, sepse LSI është garanci për çdo socialist të ndershëm, sepse LSI është garanci për çdo familje socialiste për ta krijuar të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Ne e duam Korçën, ne e duam Shqipërinë dhe do të punojmë ta bëjmë Korçën shtëpinë tonë, Shqipërinë shtëpinë tonë.

Nuk doja të merresha me Rilindjen, sepse fushata jonë është fushatë pozitive, është fushatë e jashtëzakonshme, derë më derë, me një ekip të ri, me nëna korçare që na përkrahin çdo ditë.

Por, e di, kur po vija këtu më erdhi një SMS ku janë sulur hajdutët e rilindjes për të kontaktuar njerëzit e LSI-së dhe për ti thënë: Hajdeni me ne!

A e dini se cila ka qenë përgjigja? LSI as nuk shitet dhe as nuk blihet, por qytetarët korçarë nuk do të mbështesin më një Rilindje të kalbur, por do të mbështesin socialistët e vërtetë që janë brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim’, shkruan Braimllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat