Mjeku vdiq nga COVID-19, kolegët: I pabesi nuk e lejoi të shijonte pensionin

Shqipëria

Mjeku vdiq nga COVID-19, kolegët: I pabesi nuk e lejoi të shijonte pensionin

Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:43
Përparim Pengili

Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e COVID-19. Doktori i njohur që kishte punuar në disa fshatra dhe në spitalin e Krujës ku kishte qenë edhe drejtues  e humbi luftën me sëmundjen që deri tani ka marrë shumë mjekë në Shqipëri.

Për shkak të shtyrjes, 72-vjeçari në muajin shkurt të këtij viti kishte dalë në pension. Largimi i Pengilit nga jeta ka tronditur përpos familjes dhe kolegët që e vlerësojnë për përkushtimin që ka pasur, por që nuk arriti që të shijonte pensionin.

“Me hidherim te thelle duam te ndajme me ju lajmin e trishte qe doktor Perparim Pengilin nuk do e kemi me mes nesh. Edhe nje tjeter bluze e bardhe humbi jeten.

Sherbeu ne spital me perkushtim, per te gjithe komunitetin, deri ne muajin shkurt te ketij viti dhe covidi i pabese nuk e lejoi te shijonte pensionin. U prehsh ne paqe njeri i mire” shkruan kolegët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat