“Në Selinë e PS, kompjutera dhe servera që përgjojnë qytetarët”, Balla i përgjigjet PD

Shqipëria

“Në Selinë e PS, kompjutera dhe servera që përgjojnë qytetarët”, Balla i përgjigjet PD

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:49
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së PD se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit.

Sipas Ballës, kjo punë bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamuj.

“O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!”, deklaron Balla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat