“Po shkatërrojnë e ndotin mjedisin”, banorët e Bënçës protestë për punimet në aksin Tepelenë-Progonat

Shqipëria

“Po shkatërrojnë e ndotin mjedisin”, banorët e Bënçës protestë për punimet në aksin Tepelenë-Progonat

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:48
Banorët e Bënçës

Punimet që po kryhen në aksin Tepelenë-Progonat kanë ngritur në protestë banorët e fshatit Bënçë.

Ata pretendojnë se punimet po shkatërrojnë mjedisin.

“Sot jemi mbledhur për një shqetësim që kemi me një firmë që ka ardhur në zonën e Bënçës për ndërtimin e rrugës Tepelenë- Progonat. Ujërat që derdhen nga kantieri zbresin në lumë, lumi turbullohet dhe zhduket trofta sepse lumi jonë është i pasur me troftë,” thotë një banor.

Thonë se për këto shqetësime, u janë drejtuar dhe autoriteteve por pa marrë asnjë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat