Manja: Rama nuk del në debat me Bashën se braktisi mandatet, qytetarët nuk e duan më debatin

Shqipëria

Manja: Rama nuk del në debat me Bashën se braktisi mandatet, qytetarët nuk e duan më debatin

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:07
Ulsi Manja

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja u shpreh se PS me këtë skuadër që ka në Tiranë, objektivi i kësaj partie është 20 mandate.

Lidhur me lajmin e publikuar nga Lapsi.al lidhur me rrjedhjen e të dhënave nga e-albania, Manja tha se çdo parti ka një databazë të tillë dhe se nuk janë marrë nga portali shtetëror.

Manja: PS me këtë skuadër që ka në Tiranë, objektivi ynë është 20 mandate. Po ta shohësh listën, ne mendojmë se kemi një skuadër që mund të targetojmë të gjitha fashat e popullatës. Lista jonë në Tiranë e respekton kuotën gjinore, por i ka brenda të gjitha kapacitetet për 20 mandatet që presim. Lidhur me lajmin që ka publikuar Lapsi.al ka pasur një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe të gjitha partitë kanë databazën e tyre. Nuk është çudi që çdo anëtarësi siguron këtë të dhëna përmes punës së tyre dhe këto të dhëna nuk kanë rrjedhur nga databaza shtetërore. Nuk bëhet fjalë një gjë e tillë, sepse e-albania mund të jenë objekt hetimi në çdo moment. Kjo për partitë funksionin në të gjitha vendet.

Edhe mua më kanë marrë në telefon disa kompani sondazhet. Partitë bëjnë aq shumë sondazhe sa edhe qytetarët i kanë standarde përgjigjët. Por kam përshtypjen se sondazhi më i mirë do të jetë ai në 25 prill. Kush ka punuar dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm, ka arsyen se do të mbështet në ditën e votimit. Unë në 2 mandatet e mia si deputet e kam bërë shumë mirë detyrën e time. Ndërsa PD-ja ta çojë në SPAK këtë çështje, sepse është mirë që këto çështje të drejtohet te drejtësia dhe jo të konsumohen për debat politik. T’i drejtohemi drejtësisë dhe ta lëmë pas këtë kulturën e përbaltjes. Le të shpresojmë tek institucionet e drejtësisë.

Manja shtoi se mungesën e debatit nuk e quan si një mungesë përgjegjësie, por sipas tij ata që braktisën kuvendin në vitin 2019, nuk e meritojnë përballjen me kandidatët e PS-së.

Manja: Unë mungesën e debatit nuk e quaj si një mungesë përgjegjësie, por ata që braktisën kuvendin në vitin 2019, në vlerësimin tim nuk e meritojnë përballjen me ne. Ata i patën mandatet dhe dolën jashtë institucioneve. Për mua qytetarët kanë nevojë për një informacion tjetër. Qytetarët nuk e duam më debatin dhe kacafytjet në studiot televizive. Ne nuk po shmangemi nga përballja, por kandidatët e PD-së dhe LSI-së nuk e meritojnë debatin me ne sepse ata i braktisën institucionet. Nga ana tjetër Rama ka thënë se nuk do përballje me kopjen, por do kryetarin real të opozitës që është Berisha dhe Meta. Ai ka thënë se nuk mund të ndeshet me dikë që çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. Basha e ka përsëritur ftesën, por Rama e ka dhënë përgjigjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat