Vjedhja e të dhënave nga E-Albania, Dash Shehi: Sikur të jemi në “Big Brother, shkelje ligji shumë e rëndë

Shqipëria

Vjedhja e të dhënave nga E-Albania, Dash Shehi: Sikur të jemi në “Big Brother, shkelje ligji shumë e rëndë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:53
Dash Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi,  ka reaguar pas pas lajmit në media dhe denoncimit të partisë Demokratike për përdorimin e të dhënave personale nga ana e Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar sipas saj të dhënat e portalit shtetëror e-Albania, për qëllime të fushatës elektorale.

Shehi e konsideron një akt të shëmtuar, i cili kalon përtej zgjedhjeve.

Ndër të tjera në reagimin e tij ai thekson se ky është një lloj “Big Brotheri” ky qytetarët janë të vëzhguar si me kamera sigurie.

“Një akt shumë i shëmtuar. Jo se nuk janë bërë në zgjedhjet e kaluara, vjedhje e të dhënave, impenjim për të hyrë në privatësinë e tjetrit për të kuptuar se për këtë voton. Gjithmonë kemi pasur vullnetarë që i bien derës nëpër apartamente, nëpër shkallët e pallateve dhe besoj se i njohin të gjithë nëpër lagje. Mirëpo ishin njerëz vullnetarë të partisë që diheshin se kush ishin. Ndërsa sot këtu merren nga zyrat e shtetit të dhënat personale, me të cilat mund të bëhen lloj lloj pisllëqesh.

Këto merren se zotit Rama dhe bandës së tij i ka hyrë frika finale që këtu nuk ka më asnjë shpresë dhe duan të kontrollojnë çdo votë. Ky është një rrjet që janë të përzierë këto institucione që duhet të ruajnë votat e shqiptarëve, shqiptarë të tjerë që janë drejtorë administratash që e shpërndajnë këtë punë, vullnetarët që disa nga dëshira dhe disa nga halli dalin me listë në dorë për t’i certifikuar këto të dhëna që janë apo s’janë të vërteta, që më pas të mendojnë se si do t’i gënjejnë dhe blejnë qytetarët.

Kjo është shumë e rëndë, kalon përtej zgjedhjeve. Ky është një Big Brother, sikur të na vënë një kamera te kuzhina, te dhoma e gjumit ta dinë se çfarë flasim dhe çfarë bëjmë. Është një shkelje ligji shumë e rëndë që duhet të merren hetues, prokurorë”, u shpreh Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat