Pa u hapur ende çadrat, 60 vjeçarët në radhë për tu vaksinuar

Shqipëria

Pa u hapur ende çadrat, 60 vjeçarët në radhë për tu vaksinuar

Më: 12 prill 2021 Në ora: 08:13
Ilustrim

Edhe pse një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 250.676 vaksinime, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se këtë javë nis procesi edhe me +60 vjeçarët, këta të fundit janë zgjuar herët për të zënë rradhë te sheshi Skënderbej.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News dhe gazetarja Anxhela Celibashi, dhjetëra prej tyre janë në rradhë në pritje të bërjes së vaksinës.

Sipas Manastirliut, deri në muajin maj synohet të bëhen 500 mijë vaksina.

Ndërsa sa i përket +60 vjeçarëve, prioritet do të kenë ata/o me sëmundje kronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat