Flet vëllai i burrit që dogji gruan dhe vrau veten: Sherri ka nisur për një ...

Shqipëria

Flet vëllai i burrit që dogji gruan dhe vrau veten: Sherri ka nisur për një ...

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:45
Bilbil Shirja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së shtunës në fshatin “Kryemdhenj” të Golemit, në qytetin e Durrësit. Në harkun kohor të disa minutave janë gjetur të vdekur burrë dhe grua në rrethana të ndryshme.

Fillimisht policia ka gjetur një makinë që po digjej dhe më pas kufomën e një gruaje brenda mjetit. Më pas është gjetur edhe burri i saj i varur në një pemë 30 metra larg vendit të ngjarjes.

Viktima janë Bilbil Shirja dhe Fëllënxa Shirja, të cilët kanë qenë në proces divorci. Ata ishin prindër të dy fëmijëve.

Për emisionin “Shqipëria Live” ka dhënë një intervistë vëllai i Bilbilit, Hasan Shirja, i cili hodhi poshtë hipotezat se ai ka vrarë gruan për arsye xhelozie.

“Na ka rënë si rrufe në qiell. Më shpejt e morën vesh njerëzit e tjerë se sa ne. Ka pasur konflikte me gruan, por jo në këtë shkallë. Bashkëshortja ishte te babai i vet, ai te ne. Ishte i qetë dhe pa probleme. Të hënën kishin pas një seancë pajtimi, e të gjithë ishim dakord që të pajtoheshin. Nuk kanë pas probleme nderi dhe ekonomie. Kanë pas një mosmarrëveshje, më 27 janar, nuk kanë pas asnjë problem. Familja e saj e mirë dhe në punë të vet. Sherri i tyre është për një sallatë, nuk e ka bërë. Fëllënxa i ka thënë ngrihu bëje vetë”, tha Hasani.

Sipas tij, nuk është e vërtetë se ka pasur punë xhelozie. “Ai ka dashur që të bashkohej. E merrte dhe e çonte në shtëpi. Ajo nuk ka qenë femër e hedhur, nuk mund të themi ashtu. Ajo nuk ka bërë denoncim, asnjë gjë”, shtoi vëllai i viktimës.

I pyetur nëse takoheshin ata të dy, Hasani tha: “Janë takuar te universiteti i Durrësit, e ka dërguar njëherë me makinë te shtëpia e prindërve, ku ajo jetonte. Ndërsa ditën e ngjarjes nuk e di ku e ka takuar, ai ka dalë herët në mëngjes nga shtëpia. Nuk ka dalë asnjëherë në atë orar. Kur unë isha në shtëpi, më merr djali e më pyet ku është Bilbili e më tha për makinën. Shkova atje, por nuk më la policia. U bë kjo hata, kanë lënë dy fëmijë. Bilbili ka qenë si gjithë njerëzit e tjerë. Nuk janë varrosur, pasi do vinte vajza ditën e mortit. Ajo ka qenë me Covid me burrin”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat