Rama në Belsh, ftesë emigrantëve: 5 mijë euro grant kush investon në agroturizëm

Shqipëria

Rama në Belsh, ftesë emigrantëve: 5 mijë euro grant kush investon në agroturizëm

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:52
Edi Rama

Pas Gramshit, kryeministri Edi Rama ishte në Belsh, ku gjatë fjalës së tij premtoi grante për cilindo që rikthehet në Shqipëri dhe investon në agroturizëm.

Sipas kreut të qeverisë, gjatë mandatit të tretë do të jepen 5 mijë euro grante për emigrantët që vijnë për të hapur derën e mbyllur të shtëpisë së gjyshërve.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant atyre që do vijnë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri.

Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat