Basha: Do rimbursojmë familjet e prekura nda Covid-19

Shqipëria

Basha: Do rimbursojmë familjet e prekura nda Covid-19

Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:37
Lulzim Basha

“Si asnjëherë në histori janë bërë dhe listat e farmacive kapicë,” tha Basha.

Kjo ishte një nga ankesat e paraqitura të kryetari i PD Lulzim Basha në takimet që ai zhvilloi në tiranë.

Në bashkëbisedim me mbështetësit ai risolli në vëmendje paketën e ndihmës për familjet e prekura apo që kanë kaluar koronavirusin.

“E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga Covid. Ndaj po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre,” tha Basha.

Në bashkëbisedimin me gratë profesioniste kryedemokrati e konsideroi mandatin 8 vjeçar të Ramës si të dështuar.

Madje qeverisjen Rama, Basha e krahason si të njëjtë me diktaturën komuniste.

“Si mund të vijë dikush që e ka jetuar edhe më shumë dhe t’i kthejë të njëjtën frymë patetizmi, të njëjtën retorikë pa asnjë rezultat, kjo për mua është e pashpjegueshme,” vazhdoi Basha.

Kryedemokrati solli në vëmendje se pas ndryshimit të pushtetit ekonomia do të ketë më shumë frymëmarrje, prej uljes së taksave dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat