Basha takim me gra profesioniste: Mungesa e bilancit ekonomik ka prishur ekuilibrat e shoqërisë

Shqipëria

Basha takim me gra profesioniste: Mungesa e bilancit ekonomik ka prishur ekuilibrat e shoqërisë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:08
Basha takim me gra profesioniste

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, me të cilat bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë. Sipas kreut të PD, ekuilibrat e shoqërisë janë prishur, për shkak të mungesës së një bilanci ekonomik.

Lideri i PD u zotua se do të sillte modelin e njeriut të fortë, duke rritur pavarësinë e mendimit, çka sipas tij do të thotë hapi i parë drejt evropianizimit.

“Kur s’ke bilanc për 8 vite, çfarë do të premtosh.

Modeli i atij që ka qeverisur për 8 vite është, unë bëj gjithçka dhe pas meje qameti. Ndërsa modeli që unë dua të sjell është modeli i individit të fortë, të shtrimë sinorët e shtresës së mesme, rrisim pavarësinë e mendimit, në këtë moment mendoj se kemi hedhur hapin e parë drejt evropianizimit”, tha kreu i PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat