Shpërndahen vaksinat e reja/ Në disa qytete pati mungesa. Shkak bllokimi i Rinasit për 48 orë

Shqipëria

Shpërndahen vaksinat e reja/ Në disa qytete pati mungesa. Shkak bllokimi i Rinasit për 48 orë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Në disa qytete të vendit si Fieri, Lushnja, Lezha e të tjerë është ndërprerë për disa orë procesi i vaksinimit për shkak se nuk dispononin më vaksina.

Në institutin e shëndetit publik, ekspertë të procesit të vaksinimit thanë se kjo është çështje orësh pasi ka nisur furnizimi me sasitë e vaksinave për të cilat ka gjendje dhe se nuk ka të bëjë me mungesa.

Por ndërkohë lidhur me efikasitetin e vaksinës kineze Coronavac ka nisur të diskutohet që vaksina të aplikohet me tre doza, psh në vende si Arabia Saudite apo edhe vetë Kina.

Përveç sasisë prej 100 mijë vaksina Coronavac që mbërritën ditën e premte, këtë të hënën pritet të vijnë rreth 7000 doza të tjera Pfizer, pjesë e kontratës lidhur nga qeveria direkt me kompaninë Pfizer Biontech.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat