Rama flet nga Cërriku: Nuk duam që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve

Shqipëria

Rama flet nga Cërriku: Nuk duam që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar grumbullimet e PD në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se shëndeti i njerëzve është mbi partitë.

Rama duke folur nga Cërriku tha se grumbullimet e tyre janë gjoja spontane, por thekson se nuk duhet të humbasë jetën asnjë shqiptar për shkak të zgjedhjeve.

Rama: Ne jemi në këtë rrugëtim drejt 25 prillit për të respektuar detyrimin e madh karshi popullit për tu ballafaquar me popullin dhe për t’iu nënshtruar gjykimit të tij. Nga ana tjetër, mbi partitë, mbi interesin e çdonjërit prej nesh është shëndeti i njerëzve, i popullit, i çdokujt që kërcënohet nga armiku i padukshëm për shkak të moshës, për shkak të sëmundjeve kronike, për shkak të të ndodhurit në një mjedis ku mund të infektohesh. Ne e kemi të pamundur që ta harrojmë se shëndeti është mbi të gjitha dhe ta ndajmë luftën që kemi nisur prej më shumë se një viti me këtë armik të padukshëm nga detyrimi për ta vënë qëllimin e kësaj lufte mbi çdo qëllim.

Për këtë arsye i shohim me keqardhje e frikë ato grumbullime me bori, makina, flamuj, me dy gishta gjoja spontane se kemi parë çfarë ka ndodhur në vendet fqinje për shkak të fushatave. Ne nuk duam që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve. Ne duam ta respektojmë deri në fund detyrimin për të shkuar deri në ditën e gjykimit të popullit me votë pasi i kemi thënë gjitha ç’kemi pasur, por nga ana tjetër duam të fitojmë betejën me armikun e padukshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat