Veliaj: PS i mban premtimet! Investimet me të njëjtën cilësi si në Tiranë

Shqipëria

Veliaj: PS i mban premtimet! Investimet me të njëjtën cilësi si në Tiranë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:00
Erion Veliaj

Banorëve të Rrogozhinës, i pari fushatës elektorale të qarkut Tiranë, Erion Veliaj u tha se sot më shumë se çdo gjë tjetër, Shqipëria ka nevojë për normalitet.

“Kemi nevojë për një vend normal, për një vend ku presidenti i Republikës nuk çmendet edhe rrihet me policët bashkiak. Kemi nevojë për një vend normal ku për punë të partisë ti nuk rrezikon jetën e njerëzve duke braktisur kullën, kemi nevojë për një vend normal ku politika është mjet për ti ndihmuar njerëzit jo për t’i përçarë njerëzit.

Kemi nevojë që të vazhdojmë në normalitet vaksinimi deri te shqiptari i fundit, tani që kanë ardhur vaksinat dhe kemi nevojë për një vend normal deri sa të ngrihet edhe kulmi i shtëpisë së fundit që u prish nga tërmeti, ky është normaliteti që duam”

Partia Socialiste, sipas Veliajt është  e vetmja që mban premtimet. “Qendra Shëndetësore e Rrogozhinës nuk dallonte fare nga një qendër shëndetësore kudo në Europë. Në mes të Rrogozhinës ku pensionistët, gjyshet, gjyshërit po vaksinoheshin kjo është cilësia dhe kjo është ambicia jonë që t’i kemi të gjitha infrastrukturat në Rrogozhinë si qendra shëndetësore model e Rrogozhinës”, pohoi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat