Zgjedhjet e 25 prillit/ Prokurori i Përgjithshëm takohet me shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Prokurori i Përgjithshëm takohet me shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:55
Olsian Çela 

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar një takim me shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri,  Urszula Gacek.

Delegacioni I OSBE/ODIHR-it u njoh me rolin e prokurorisë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ecurinë e procesit të zbatimin e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksionet publike” dhe hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në takim u diskutua edhe mbi ndihmën që mund të ofrojë Prokuroria e Përgjithshme në funksion të përmbushjes së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, koordinimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e informacioneve përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm në datë 31 mars 2021 nxori udhëzimin e përgjithshëm “Për disa ndryshime e shtesa në udhëzimin e përgjithshëm Nr.3, dt. 21.06.2019 “Mbi masat administrative dhe procedurale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhore”, shpërndarë të gjitha prokurorive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat