Policia në aksion/ 15 shoferë në pranga, hiqen 135 patenta

Shqipëria

Policia në aksion/ 15 shoferë në pranga, hiqen 135 patenta

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Aksioni i Policisë Rrugore gjatë fundjavës çoi në pranga 15 drejtues mjetesh.

Ata u arrestuan sepse shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, kurse 135 të tjerëve ju hoqën patentat.

Po ashtu, u vendosën 3.734 gjoba për shkelje të tilla si parakalimi i gabuar, shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje semafori apo për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Shoferët u “kapën mat” nga kamerat e vendosura në automjete, radarët, dronët e alkooltestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat