Punimet në Laprakë/ Qytetarët ngrihen në protestë për bllokimin e rrugës

Shqipëria

Punimet në Laprakë/ Qytetarët ngrihen në protestë për bllokimin e rrugës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Qytetarët e Njësisë nr.11 në Tiranë kanë hyrë në protestë, pasi thonë se në atë zonë rruga është bllokuar padrejtësisht.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vënë disa barriera betoni që pengojnë qarkullimin e mjeteve në Laprakë, me argumentin se do kryhen punime. Por qytetar pretendojnë se në atë pjesë nuk është vënë asnjë tabelë orientuese për të parë se çfarë do bëhet.

Ata thonë se me këtë bllokim që u është bërë nuk shkojnë dot as në spital.

“Ka vite kjo qeveri që ka këtë projekt, pse e la në këto momente? Kjo rrugë streson njerëzit dhe është një pakënaqësi ndaj kësaj qeverie. Imagjinoni nuk shkojmë dot as në spital. PS mund të jetë shumë e mirë por me atë që ka kryer ia dëgjofsha haberin”, tha një qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat