Raporti i Europol/ Meta: Droga dhe trafiqet po ia nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë

Shqipëria

Raporti i Europol/ Meta: Droga dhe trafiqet po ia nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:53
Edi Rama

Presidenti Ilir Meta, teksa ka publikuar raportin e Europol, se Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian, shkruan se trafiqet dhe droga po ia nxijnë faqen vendit tonë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thotë më tej se 25 prilli është referendum popullor dhe se trafiqet do i përkasin së shkuarës.

“Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”.  Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës.’-shkruan Meta.

Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian, dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës.

Konkluzioni del nga raporti që Policia Evropiane publikoi të hënën, të titulluar “Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe të Organizuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat