Nëse keni aplikuar për pasaportë biometrike keni afat deri në shtator për ta tërhequr

Shqipëria

Nëse keni aplikuar për pasaportë biometrike keni afat deri në shtator për ta tërhequr

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë biometrike kanë afat deri në shtator të këtij viti për ta tërhequr atë.

Shtyrjen e afatit të tërheqjes së letërnjoftimeve deri në Shtator 2021 e njoftoi Ministria e Brendshme me anë të një postimi në facebook.

“Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të patërhequra nga shtetasit”.

Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë.

Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e identitetit, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes.

Sipas ligjit, letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat