Balluku flet për fëmijët: Në klasë shkojnë tek djali im, jo tek vajza e Ogertës

Shqipëria

Balluku flet për fëmijët: Në klasë shkojnë tek djali im, jo tek vajza e Ogertës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:34
Belinda Balluku

Në takimin elektoral të Partisë Socialiste ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku e pyetur se si e menaxhon dhe e gjen kohën për familjen, tha se tashmë familjarët janë përshtatur me punët intensive në të cilat është përfshirë.

Gjithashtu në këtë takim, ajo tregoi se fëmijët ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministres Balluku janë në të njëjtën klasë.

“Që të dy janë shumë krenar për çfarë unë bëj dhe shumë të informuar pavarësisht se mundohem t’i mbaj larg. Fëmijët tanë janë edhe në një klasë. Dua të them edhe një sekret, fati i vajzës së Ogertës është se nuk mban mbiemrin e saj.

Kështu që kur duan një informacion në klasë nuk pyesin vajzën e Gertës, Djali thotë përse nuk pyesin Altean, ndërsa unë i them spiunoje. Si në rastin e hapjes së shkollës, kur vinte në shtëpi më thonte,-u çmenda përse vijnë të gjithë tek unë. Megjithatë ne mundohemi t’i mbajmë larg nga informacioni, televizioni, por sërish janë fëmijë që informohen.

Janë krenar për punën, por janë të shqetësuar kur mua më duhet të dal natën për të shkuar në ndonjë kantier, por tashmë janë mësuar. Sepse siç tha edhe Gerta është çudi që ne të kthehemi herët në shtëpi. Unë nuk do t’i influencoja që të bënin diçka që nuk do të donin”, tha Balluku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat