Operacioni ‘Llogaraja’/ Kush është i arrestuari të cilit iu vendos tritol në banesë

Shqipëria

Operacioni ‘Llogaraja’/ Kush është i arrestuari të cilit iu vendos tritol në banesë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm tronditi këtë pasdite një pallat në Orikum të Vlorës, ku një sasi prej 20 gramës tritol ishte vendosur në derën e një apartamenti. Sikundër u mësua, personi të cilit iu vendos tritol në banesë, është shtetasi Artan Xhelili, 53 vjeç. Ky i fundit u arrestua nga policia më 18 korrik 2020 për veprën penale të 'trafikimit të lëndëve narkotike' në zonën e Llogarasë.

Xhelili u arrestua në kuadër të operacionit 'Llogaraja'.

53-vjeçari, banues në Dukat të Vlorës merrej me tregtim të drogave të forta në doza të vogla.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat