Socialisti i del përpara Bashës: Ja kam dhënë votën 14 vjet PS-së, por tani do të votoj PD për ndryshim!

Shqipëria

Socialisti i del përpara Bashës: Ja kam dhënë votën 14 vjet PS-së, por tani do të votoj PD për ndryshim!

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:21
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë dhe biznese është ndalur edhe në Njësinë 8 në Tiranë.

Madje gjatë takimeve në zonën e Selvisë, Basha mori edhe votën e socialistëve të zhgënjyer nga qeverisja e Ramës, që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill.

Qytetari: Suksese të ectë mbarë!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Qytetari: 14 vjet ja kam dhënë votën, por është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.

Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialist të ndershëm që voton për Shqipërinë.

Po ashtu një tjetër socialist i zhgënjyer ka shprehur hapur mbështetjen për kryedemokratin, Lulzim Basha, duke shtuar se qeveria Rama i ka lënë nëpër shtëpia.

Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.

Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.

Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat