Muaji i Ramazanit/ Kryemadhi uron të gjithë besimtarët myslimanë

Shqipëria

Muaji i Ramazanit/ Kryemadhi uron të gjithë besimtarët myslimanë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:44
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme në Kamzë, në kuadër të fushatës elektorale.

Në nisje të fjalës së saj, Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë që do të fillojnë agjërimin mesnatën e sotme.

“Doja ta filloja fjalën time me një urim për të gjithë besimtarët mysliman që sot fillojnë muajin e bekuar të Ramazanit, zoti jua pranoftë agjërimin. Lutjet e tyre le t’i afrojë ata sa më pranë me zotin. Me këtë urim dua të uroj të gjithë qytetarët e Kamzës që edhe këto 13 ditë të mos lodhemi për të punuar çdo ditë dhe shkuar në 25 prill dhe për të votuar ndryshimin.

Ai që është i domosdoshëm për të gjithë qytetar është jo vetëm ndryshimi, por edhe e ardhmja e fëmijëve tanë dhe e Shqipërisë tonë”- Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat