Investime në turizëm në Elbasan/ Rama: Turistët do të fuqizojnë bizneset e vogla

Shqipëria

Investime në turizëm në Elbasan/ Rama: Turistët do të fuqizojnë bizneset e vogla

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:30
Edi Rama

Rrugëtimin elektoral drejt 25 Prillit socialistët e vijuan në qarkun e Elbasanit.

“Punët e mëdha të transformimin e Elbasanit janë vetëm në fillim dhe se ky 4 vjeçar që vjen do të jetë padyshim 4 vjeçari Elbasanit”, tha Balla.

 Grave dhe vajzave të Elbasanit Edi Rama u tha: Të shtojmë turizmin në këtë qytet.

Nga Cërriku kryesocialisti Edi Rama u shpreh i  kënaqur,  për ecurinë e betejës me Covid19.

“Është një luftë që ne po e fitojmë përditë lufte ku ne kemi marrë avantazhin Shqipëria si pak kush në rajon po i kthen buzëqeshjen gjyshërve dhe gjysheve”, tha Rama.

 Ne flasim me punë e jo fjalë tha Edi Rama duke sjellë shembullin e investimeve në energjetikë.

 “Skavica 2 parqe energjetike Shqipëria vendi që eksporton energji dhe nuk harxhon asnjë qindarke për të blerë energji”, tha Rama.

 Socialistët e shikojnë 25 prillin përtej  një dite kur thjesht  hidhet vota.

 “Më 25 prill testohet karakteri ynë si shoqëri përballë sfidave që kemi kthimit në shtëpi të të gjitha familjeve që ende presin në shtëpitë me qera”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat