Basha: Kudo ku shkoj e ndjej etjen e shqiptarëve për ndryshim

Shqipëria

Basha: Kudo ku shkoj e ndjej etjen e shqiptarëve për ndryshim

Më: 12 prill 2021 Në ora: 21:54
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se kudo ku shkon për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ndjen dëshirën dhe “etjen” që kanë shqiptarët për ndryshim.

Një një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo në "Report TV", Basha theksoi: “Fushata ime dhe ekipi im ka një program, i cili vjen si rezultat i kësaj etjeje pёr ndryshim.

Çfarë do tё thotë kjo mё konkretisht?

Kemi mё shumë se 4-5 vite qё i prekim problemet aty ku ndodhin, qё nga brenda shpive tё shqiptarëve, tek biznesi i vogël. Nga biznesi fason tek biznesi prodhues. Nga naftëtarët tek minatorët, tek fermerët, tek studentët, tek pedagogët, tek elita intelektuale, tek arti dhe kultura. Dhe nё bazë tё prekjes reale tё problemeve kemi formuluar zgjidhje reale tё këtyre problemeve. Ky ёshtё fakti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat