Peza: Meta shkon në Vlorë në funksion të LSI

Shqipëria

Peza: Meta shkon në Vlorë në funksion të LSI

Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:35
Alfred Peza

Sekretari i PS-së për median, Alfred Peza i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” dha opinionin e tij se përse presidenti Meta shkon në Vlorë dhe ka një përplasje me kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se atje Meta shkon për LSI-në dhe se atje mandati i deputetit mund të arrihet me 8 mijë vota për shkak të numrit të popullsisë.

“Pse shkon presidenti në Vlorë, se mandati i deputetit mund të arrihet me 8 mijë vota, kjo e bën në funksion të LSI duke dashur të përsërisë mandatin e 2017-ës.

Por ka deputetë që nuk janë më me LSI. Dashamir Tahiri është me Jozefina Topallin tani. Rezultati do të jetë që LSI 9 dhe PD 3”,  tha Peza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat