Nis muaji i Ramazanit, urimet e politikës: Agjërim të lehtë e të pranuar

Shqipëria

Nis muaji i Ramazanit, urimet e politikës: Agjërim të lehtë e të pranuar

Më: 13 prill 2021 Në ora: 07:57
Ilustrim

Sot ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë në emër të Zotit dhe në shenjë falenderimi ndaj tij.

Në një ditë të veçantë si kjo nuk kanë munguar as mesazhet e urimit nga politika shqiptare, e cila është bashkuar për t’iu uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Sali Berisha: Mesazh urimi per Muajin e Madherueshem te Ramazanit! Te dashur miq!Besimtaret muslimane nisin sonte muajin e madherueshem te agjerimit, gjate te ciles ata i afrohen krijuesit te tyre me lutje dhe sakrifice. Une uroj qe Zoti te pranoje adhurimin e tyre dhe t’ua shperbleje me me te mirat per familjet e tyre dhe vendin tone dhe qe ne perfundim te ketij muaji premtimi i Krijuesit -lehtesimi qe vjen pas veshtiresise – te shkelqeje per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret. sb

Lulzim Basha: Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.

Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë!

Edi Rama: Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët muslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit

Monika Kryemadhi: Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat