Kryemadhi uron myslimanët: Muaji i Ramazanit lartëson vlerat dhe rrit forcën për përballimin e sfidave

Shqipëria

Kryemadhi uron myslimanët: Muaji i Ramazanit lartëson vlerat dhe rrit forcën për përballimin e sfidave

Më: 13 prill 2021 Në ora: 08:16
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryemadhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ky muaj është muaji i faljes që lartëson vlerat e mirë dhe rrit forcën e njeriut.

 “Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri.

Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”, shkruan Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat