Muaji i Ramazanit, Meta: Të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë

Shqipëria

Muaji i Ramazanit, Meta: Të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 08:47
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjt të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shprehet ndër të tjera se, i bashkohet urimit për një agjërim të lehtë e të pranuar.

“Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam, Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.

Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!

NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!“, shkruan Meta në postimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat