Laboratori i kanabisit në Kurbin, gjykata le në burg 24-vjeçarin. drejtori i Kadastrës ende në kërkim

Shqipëria

Laboratori i kanabisit në Kurbin, gjykata le në burg 24-vjeçarin. drejtori i Kadastrës ende në kërkim

Më: 13 prill 2021 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun, i arrestuar tre ditë më parë nga policia pas zbulimit të një laboratorit të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit.

Referuar provave të paraqitura nga prokuroria, gjyqtari Olti Skrame e cilësoi të ligjshem arrestimin e 24-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditë.

Deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve të vendosura për t’u kryer, të akteve lidhur me posedimin dhe përdorimin e vendit të ngjarjes, si dhe të akteve të pretenduara nga personi në hetim.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim policor Drejtori i Kadastrës në Kurbin, Edmond Stojani. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat