“Mikëpritje madhështore e me zemër për LSI”- Monika Kryemadhi nxjerr pamjet nga takimi në Kamëz

Shqipëria

“Mikëpritje madhështore e me zemër për LSI”- Monika Kryemadhi nxjerr pamjet nga takimi në Kamëz

Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:47
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar dje takime me qytetarët në Kamëz, ndërkohë që na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Mikërpitje madhështore e me zemër për LSI dje në Kamëz”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”

“Ndryshimi po vjen dhe përmes kandidatëve të mrekullueshëm të LSI në Tiranë, fitorja më e madhe u përket qytetarëve! Voto6, Voto LSI”, shton ajo në postim, ku ka bashkëngjitur edhe një video.

Në video shfaqen një varg i gjatë makinash dhe simpatizantë që valëvisin flamujt e LSI-së, teksa presin kryetaren Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat