Rama i qan hallin vetes në Librazhd: Më shumë se një vit që nuk qesh

Shqipëria

Rama i qan hallin vetes në Librazhd: Më shumë se një vit që nuk qesh

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Librazhdit ku mes të tjerash foli për veten, për ndryshimin që pësoi pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019 dhe arsyen pse nuk del asnjëherë i qeshur në takime elektorale.

Edi Rama: Nuk është e lehtë të qeshësh. Nuk është e lehtë të jesh i pangarkuar dhe të dukesh i freskët sikur ke fjetur gjumë 10 orë sepse për mua u bë tashmë, më shumë se një vit, që ka qenë një kohë jashtëzakonisht e vështirë. Qysh ngaa momenti kur mora lajmin se ra një tërmet dhe pastaj minut pas minuti merrja lajme të dëmeve të jashtëzakonshme që ishin bërë, ndryshimi në jetën time, aty lart, në majë, ishte shumë i madh.

Nga ai moment e deri më sot unë asnjëherë nuk arrij dot të ndajë veten time, besojeni ose jo, nga ata të cilët presin të kthehen në shtëpi. Nga nxënësit që presin të rikthehen në shkollën e tyre.

E gjithë kjo kohë nuk ka qenë koha e një kryeministri në zyrë që bën planet dhe detyrat e tij por ka qenë shumë më tepër se kaq. Ka qenë koha e rreshtimit, e rreshtimit me zemër, me mendje, me mish e me shpirt krah për krah të gjithë atyre që në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat