Basha poston videon me mesazhin drejtuar shqiptarëve: Vetëm ti mund ta sjellësh ndryshimin

Shqipëria

Basha poston videon me mesazhin drejtuar shqiptarëve: Vetëm ti mund ta sjellësh ndryshimin

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:14
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar mesazhin drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një videoje, Basha i bën thirrje të gjithëve që të shkojnë drejt kutive të votimit për t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin që meriton.

“Ora po afron! Dita po afron! Dhe vota juaj do të sjellë ndryshim për familjet tona dhe unë të kem mundësinë t’ju shërbej jo vetëm si ministër, si deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetari i qeverisë së ndryshimit me votën e 25 prillit.

Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrat e çdo shqiptari. Dhe me ndryshimin, Shqipëria Fiton, ju fitoni! Faleminderit!”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat