“Kam lidhje me qeverinë’, si nisi konflikti ku u plagosën 2 policë

Shqipëria

“Kam lidhje me qeverinë’, si nisi konflikti ku u plagosën 2 policë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustruese

Dalin detaje të tjera nga ngjarja e ndodhur në Mamurras, ku pas një përplasje mes Nikoll Vorthi dhe dy efektivëve të policisë janë plagosur të tre personat në fjalë.

Raportohet se autori Nikoll Vorthi është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht fillimisht me dy punonjësit e policisë, dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre.

Si pasojë të tre personat në fjalë janë plagosur, me policët të cilët janë dërguar në spitalin e Tiranës ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Plumbat kanë kapur dhe një makinë e cila ishte e parkuar aty pranë, në këtë mënyrë duke rrezikuar dhe persona të tjerë që ndodheshin aty në momentin e përplasjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj janë nisur drejt Mamurrasit, ku dy efektivët e Policisë janë qëlluar me armë zjarri.

Dyshohet se patrulla fillimisht ndaloi një person. I ndaluari nuk iu bind patrullës për urdhrin e ndalimit. Personi pretendonte se kishte lidhje me pushtetin.

“Bëjnë me ideje se efektivët nuk janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në spitalin e Tiranës. Janë plagosur me armë zjarri njëri nga ata, ndërsa dy janë plagosur me sende të forta. Dy efektivët janë plagosur nga qytetari që nuk pranon kontroll nga Policia. Autori i ngjarjes është Nikoll Vorthi. Agresori që ka plagosur dy efektivët e policisë është ky person. Policët nuk janë në gjendje të rëndë. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ka filluar me një konflikt fizik mes efektivë të Policisë dhe agresorit dhe më pas ka pasur një shkëmbim zjarri ku ka mbetur i plagosur dhe Nikoll Vorthi. Në vendin ku ndodhemi tani janë të lejuar vetëm forcat e policisë dhe media. Jemi jashtë vendit të ngjarjes për të mos prekur provat e krimit,” raportohet nga vendngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat