Brataj: Pritet tjetër lehtësim masash, dita e zgjedhjeve shqetësim

Shqipëria

Brataj: Pritet tjetër lehtësim masash, dita e zgjedhjeve shqetësim

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:48
Skënder Brataj

Ulja e ndjeshme e rasteve me Covid, ka bërë që komiteti teknik të bëjë vlerësimin e situatës çdo javë. Shefi i urgjencës Skënder Brataj thotë se mund të kemi përsëri lehtësim masash në ditët në vijim. “Mund të ketë lirim masash edhe në javët e ardhshme” tha ai.

Dita e zgjedhjeve mund te shkaktoje grumbullime te shumta, e megjithatë nëse respektohen masat rreziku është minimal. Por ekspertet nuk e përjashtojnë një rritje të lehtë të infektimeve në fund të muajit prill.

“Zbatimi i masave, që do të jenë në organizimin e qendrave të votimit nuk mendoj se do të rrisin rrezikun e rritjes së infeksioneve. Ndoshta do të ketë një rritje në fund të muajit, fillim të majit për arsye të përhapjes së infeksioneve, fatin e mirë dhe të keq edhe të zgjedhjeve që po bëhen, ka shumë raste kur nuk po respektohen rregullat. Por nuk do të jetë në asnjë mënyrë si vala e parë dhe e dytë që kaluam”.

Brataj thotë se për shkak të fushatës elektorale deri tani, në disa fshatra ku nuk ka pasur raste me covid, është rritur numri i infektimeve.

Vaksinimi i popullatës dhe imuniteti natyral janë arsyet kryesore te uljes së rasteve me covid. Aktualisht Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e vaksinimeve të kryera. Deri tani janë imunizuar nga vaksinat mbi 9% e popullësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat