"Jetoj me hallet tuaja"/ Rama: E di që jeni në stres, kaluam tërmetin katastrofik dhe pandeminë

Shqipëria

"Jetoj me hallet tuaja"/ Rama: E di që jeni në stres, kaluam tërmetin katastrofik dhe pandeminë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:55
Edi Rama

Gjatë një takimi me simpatizantë të PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se është i vetëdijshëm që njerëzit janë të stresuar, pasi vendi ynë kaloi dy momente të vështira, tërmetin dhe pandeminë.

Kreu i qeverisë tha se jeton me stresin dhe hallet e njerëzve.

“Jetoj çdo orë e minutë me stresin, shqetësimet dhe hallet e njerëzve. S’ka sesi të mos jeni të stresuar. Nuk është një kohë normale, nuk është një moment i zakonshëm në jetën tonë. Është një periudhë e gjatë, mbi 15 muaj, ju dhe gjithë ne, kanë hyrë në një fazë stresi, në një fazë shqetësimi më të madh se zakonisht. Hallëve të përditshme i është shtuar një hall i ri, pandemia. Që nga goditja katastrofike e tërmetit, tek goditja tjetër që gjunjëzoi botën si kurrë më parë, të gjitha shtetet u mbyllën në shtëpi.”, tha Rama.

Gjithsesi, kryeministri tha se është optimist që situata po përmirësohet. Rama tha se në Shqipëri po vijon vaksinimi masiv i popullatës, ndërsa njerëzit që humben banesat nga tërmeti, po futen në shtëpitë e tyre të reja.

“Është momenti të marrim frymë thellë. Drita në fund të tunelit po vjen duke u zmadhuar. Po bëjmë vaksinimin masiv që po u kthen buzëqeshjen gjyshërve dhe gjysheve, nënave e baballarëve. Po fillon rikthimi në shtëpi i njerëzve që humben banesat e tyre. Kemi ecuar shumë shpejt me ndërtimin e shtëpive.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat