Basha: Socialistët po bashkohen me demokratët sepse duan ndryshimin

Shqipëria

Basha: Socialistët po bashkohen me demokratët sepse duan ndryshimin

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:48
Lulzim Basha

“Socialistët po bashkohen me demokratët sepse duan ndryshimin”, kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim të zhvilluar në Vilë Bashtovë me të rinjtë dhe qytetarë të kësaj zonë.

Basha u zotua se brenda 100 ditëve të parë kur të vijë në pushtet ai dhe ekipi i tij do të bëjnë të mundur hapjen e negociatave me BE-në.

“Ne kemi synim ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së dhe kjo do të garantojë që askush të mos e marrë më peng familjen tuaj, qytetin , fshatin, fermerin apo sipërmarrësin shqiptar. Kjo do të garantojë fonde që arsimi shqiptar të prodhojë profesionistë. Kështu do të kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Ky është cikli i ndryshimit që ne do të sjellim së bashku”, tha Basha.

Ai gjithashtu theksoi se vetëm duke votuar numrin 9 do të vijë ndryshimi, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të dalin të votojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat