SPAK ka informacion mbi listën e zezë, Yuri Kim: I ndalohet hyrja në SHBA 3 ish-zyrtarëve shqiptarë

Shqipëria

SPAK ka informacion mbi listën e zezë, Yuri Kim: I ndalohet hyrja në SHBA 3 ish-zyrtarëve shqiptarë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:35
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, thotë se organet e drejtësisë në Shqipëri, përfshirë dhe SPAK, kanë në dispozicion informacion mbi listën e zezë që i ndalon hyrjen në SHBA tre ish zyrtarëve shqiptarë nën akuzën e korrupsionit. Në një intervistë në emisionin “Përballë” në zonja Kim shton se “institucionet ligjzbatuese nuk kanë kurajo të veprojnë me këto raste.”

“Ajo që mungon është – të jem e ndershme – ajo që mungon është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë. Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma në drejtësi, tek SPAK, do t’ia vlejë por ky është një moment i vështirë. Siç e them shpesh, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur por po fillojmë të shohim rezultate. SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor dhe deri tani kanë raportuar se kanë bërë 588 ndjekje penale, kanë konfiskuar pasuri me vlerë 70 milionë euro. Kanë hetuar 746 individë. Kanë dërguar shumë prej tyre në gjykatë dhe 114 janë dënuar deri më sot.”- tha ambasadorja Kim.

Në harkun kohor të një viti, DASH u ka ndaluar hyrjen në SHBA tre ish zyrtarëve shqiptarë me të njëjtin motiv, përfshirjen në akte korrupsioni të rëndësishëm.

Në vendimin e DASH, thuhej se “Sekretari i Shtetit kur ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj kanë qenë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, atij individi dhe familjarëve të afërt të tij, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat