Shpërthen Meta: Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit, nëse ka nevojë Shqipëria

Shqipëria

Shpërthen Meta: Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit, nëse ka nevojë Shqipëria

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:06
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka krahasuar veten me heroin e Luftës së Kosovës, Adem Jashari.

I ftuar në emisionin “One”, Meta u shpreh se para Shqipërisë nuk pyet as për familjen e fëmijët e tij.

'Po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë', tha Meta, 'edhe fëmijët e mi le të shuhen si të Adem Jasharit'.

“Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë,“-tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat