Endri Shabani dhe Arben Skënderi tregojnë se cila parti “fiton” më 25 prill

Shqipëria

Endri Shabani dhe Arben Skënderi tregojnë se cila parti “fiton” më 25 prill

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:34
Ilustrim

Kryetari i Nismës “Thurje”, Endri Shabani theksoi se më 25 prill asnjëra prej palëve nuk do të ketë numrat për të formuar e vetme qeverinë e re.

I pranishëm në studion e “Ilva Now”, z. Shabani është i mendimit se asnjëra nga partitë nuk do arrijë të marrë 70 mandate.

“Unë shpesh kam edhe atë pjesën e analistit politik, se më vjen ajo se e kam bërë shumë kohë. Unë jam i bindur se asnjë parti nuk do ketë 70 mandate. Pra, cilado palë do të qeveris me një koalicion. Votuesi sot nuk po zgjedh qeverinë, në Shqipëri njerëzit po zgjedhin përfaqësuesin e tyre në parlament, se çfarë do të ndodhë pastaj në parlament është pjesë e dinamikave politika brenda të parlamentit”, tha ai.

Ai shprehet se do ketë “parti të dobëta” në parlament, të cilat do të kontribuojnë për fuqizimin e pluralizmit brenda parlamentit.

“Nuk do të dalë qeveria  në mënyrë të qartë si në 2017, ku PS mori 74 mandate. Nuk do të fitojë asnjëra palë, por do fitojë fakti se do ketë pluralizëm në parlament. Do ketë parti të dobëta, të cilat do të detyrojnë, që dalëngadalë ne t’ia heqim pushtetin që ka një njeri i vetëm në Shqipëri, që është Edi Rama”, tha ai.

Kurse kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, thotë se për shkak të politikave të gabuara PS-ja do të renditet në kuotat e saj më të ulëta, ndërsa tek opozita problemin e sheh në bashkëpunimin mes PD-LSI.

“Unë mendoj se PS në situatën ku e ka katandisur  vendin do bjerë në kuotat e veta më të këqija. Opozita e bashkuar ka një problem shumë të madh. Duke shkuar me LSI në këto zgjedhje, mendoj se nga ky krah do kenë probleme”, tha Skënderi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat