Endri Shabani: Një pjesë e mirë e qytetarëve besojnë se vendosin ndërkombëtarët kush qeveris

Shqipëria

Endri Shabani: Një pjesë e mirë e qytetarëve besojnë se vendosin ndërkombëtarët kush qeveris

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:25
Endri Shabani

Endri Shabani, kryetar i Nismës Thurrje gjatë emisionit “Ilva Now” deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit ata synojnë të marrinë mbështetjen e atyre që kanë humbur besimin tek demokracia dhe nuk marrin pjesë në votim. Z. Shabani tha se ka shumë të zhgënjyer nga politika por gjithashtu ka edhe shumë të tjerë që mendojnë se e vendosin ndërkombëtarët se kush do të qeverisë vendin.

“Njerëzit janë jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe fatkeqësia është se ne paguajmë koston e atyre që kanë qenë para nesh. Mosbesimi është te politika dhe shteti, tek ata që kanë qenë para nesh, ka një dimension cinizmi. Por krahas kësaj ka një pjesë kryesisht të rinj të cilët ndoshta të ndikuar edhe nga çfarë shohin në botë besojnë se gjërat mund të ndryshohen. Kanë energjinë dhe idenë se si gjërat duhen bërë. Kështu që bashkëjetojnë të dyja paralelisht. Sfida më e madhe është që t’i sjellim njerëzit në votime, t’i themi të dalin”, deklaroi z. Shabani.

“Një pjesë e mirë besojnë se ndërkombëtarët vendosin kush do të qeverisë. Kjo bindje bën që njeriu nuk e ndjen pushtetin e votës. Është pushtet i jashtëzakonshëm të zgjedhësh kush do të qeverisë. Në zgjedhjet e kaluara të gjitha partitë e vjetra të mbledhura bashkë nxorën 1.6 milionë votues nga 2.8 milionë votues që janë, pra 46% e votuesve, pjesa tjetër më me madhe ka heq dorë nga politika. Pikërisht kjo është target grupi ynë që të vijnë të ndryshojnë realitetin politik”, shtoi kreu i Nisma Thurje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat