‘Nuk ka qenie më dhjakse se Rama’, gazetari i njohur: Kemi një Kryeministër që rri me cuba

Shqipëria

‘Nuk ka qenie më dhjakse se Rama’, gazetari i njohur: Kemi një Kryeministër që rri me cuba

Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:43
Edi Rama

Gazetari Enkel Demi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është një prej njerëzve që kanë më shumë frikë për karrierën e tyre. Demi tha në Tempora, se Rama është duke bërë të gjitha manovrat e mundshme në mënyrë që të fitojë mandatin e tretë, dhe të vijojë të qëndrojë në pushtet.

Demi: E gjitha kjo po bëhet vetëm që një njeri të plotësojë egon e tij të sëmurë për të marrë mandatin e tretë që të shkruhet në histori. Nëse kontrollon vullnetet tona politike, ai mund të bëhet edhe si shoku Enver, jo vetëm të punojë për mandatin e katërt.

Unë mendoj se njerëzit nuk janë më ata të para 30-40 viteve. Jeta jonë si gazetarë nuk do të ndryshojë shumë. Ndoshta do të jemi më të privilegjuar edhe financiarisht, por ai që është fermer dhe varet nga 400 mijë lekë në muaj, sigurisht që ka ndikim të madh.

Në lista mazhoranca ka banditë. Ne kemi një kryeministër që rri me çuba dhe ka marrë sjelljen e banditëve, por nuk ka qenie më dhjakse se sa Rama. Është friks i madh. I bën të gjitha këto se ka frikë prej teje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat