Emrat / Konflikti në Mamurras, arrestohet efektivi i policisë që plagosi kolegët dhe tre persona të tjerë

Shqipëria

Emrat / Konflikti në Mamurras, arrestohet efektivi i policisë që plagosi kolegët dhe tre persona të tjerë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustruese

Arrestohen katër persona pas konfliktit që ndodhi dje në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej tyre policë.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit David Madani, polic patrulle, i cili dyshohet se plagosi dy kolegët e tij nga pakujdesia, për vetëmbrojtje, si dhe 3 persona të tjerë konkretisht Gjon Fufi, Nikoll Fufi (Vokrri) dhe Rudolf Fufi.

Shkak për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në qendër të Mamurrasit ku u plagosën  efektivët e policisë, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, është bërë thirrja e policëve ndaj dy të rinjve që po udhëtonin me makinë që të ndalonin për kontroll.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të niste një konflikt për shkak se dy të rinjtë nuk kanë pranuar që t’i nënshtrohen kontrollit. Ata kanë nxjerrë armën duke plagosur njërin prej policëve në këmbë ndërsa tjetri është qëlluar me sende të forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat