“Të gjitha vaksinat janë 100% efektive”/ Dr. Pipero: Ka rënie të dukshme të rasteve të reja

Shqipëria

“Të gjitha vaksinat janë 100% efektive”/ Dr. Pipero: Ka rënie të dukshme të rasteve të reja

Më: 14 prill 2021 Në ora: 10:53
Pëllumb Pipero

Dr. Pëllumb Pipero, i ftuar në një lidhje live në emisionin “Breaking”, në Top News, ka folur rreth procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri.

Lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendin ynë, Pipero shprehet se paraqitet më e qetë dhe numri i rasteve të reja është në ulje krahasuar me dy muaj më parë.

“Situata është më e qetë, numri i rasteve të reja të shtruara është më i ulët, është në rënie. Krahas rënies së shtrimeve të reja në spital edhe numri i rasteve të reja ka qenë në një rënie të dukshme, diku te 10% i rasteve të testuara, 2 ose 3 herë më i ulët se 2 muaj më parë. Duket një situatë me e qetë se para 1 muaji”, shprehet Pipero.

Nuk kanë munguar as skeptikët për bërjen e vaksinës antiCovid dhe për ta Dr. Pipero ka një mesazh, në të cilin shprehet  se të gjitha vaksinat që janë në qarkullim janë 100 për qind efektive.

“Vaksinat që janë të regjistruara dhe të përdorura në vendin e origjinës, që kanë një eksperiencë në përdori në mijëra qytetarë në mbarë botën janë të mira. Edhe për mua të gjitha vaksinat janë të mira dhe vaksina më e mirë është ajo që i ofrohet më shpejt qytetarit, efekti apo qëllimi i një vaksine është të mundësojë jo vetëm mos infektimin por edhe nëse infektohesh të mos sëmuresh rëndë. Të gjitha vaksinat që janë në qarkullim e kanë 100 efektin, çdo person që vaksinohet qoftë me atë kineze, me Pfizer apo tjetër është 50% më shumë i mbrojtur ,50% më pak i riskuar. Vaksinat janë shumë të mira, të gjithë skeptikëve do ju thoja të mos i referohen google apo lajmeve, por mendimit të specialistë. Një vaksinë që hyn në një vend duke marr miratimin e komitetit të vaksinimit është një vaksinë shumë e mirë. Edh procesi i vaksinimit është politizuar paksa, sugjeroj t’ja lemë në dorë specialistëve”, tha Pëllumb Pipero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat