“Do fitosh ti apo ne?”/ Rama takon mbështetësin e PD te Rruga e Arbrit

Shqipëria

“Do fitosh ti apo ne?”/ Rama takon mbështetësin e PD te Rruga e Arbrit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:26
Pamje nga takimi

Gjatë inspektimit të tunelit në “Rrugën e Arbrit”, kryeministri Edi Rama është takuar më një simpatizantë të Partisë Demokratike, me të cilin ka bërë edhe një video-selfie, duke e ndarë më pas në llogarinë e tij të “Instagram”.

Gjatë bashkëbisedimit, mbështetësi e pyet se cili do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë i përgjigjet se do të fitojë populli.

“Rruga e Arbërit, Tuneli nr 3; Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”, shkruan Rama.

Mbështetësi i PD: Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne? Kush do fitojë?

Rama: Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do ju nxjerrim dhe ju nga tuneli. Hajde, mirupafshim!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat