Balla takim me banorët në Stranik, Prrenjas: Mos u gënjeni nga ata që duan të blejnë votën me para si LSI

Shqipëria

Balla takim me banorët në Stranik, Prrenjas: Mos u gënjeni nga ata që duan të blejnë votën me para si LSI

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:41
Taulant Balla

Drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Stranik, në Prrenjas.

Teksa u ndal tek investimet në shëndetësi në këtë zonë, Balla tha se vetëm falë angazhimit të kryeministrit Rama, pas vaksinimit çdokush do t’i kthehet normalitetit.

Sa i përket investimit në infrastrukturën e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, numri dy i PS shtoi se ato do të vazhdojë edhe në zonën e Stravajt.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS u ndal më tej edhe tek problemi i ndihmës ekonomike, për të cilën tha që është rritur me 10 herë më shumë në krahasim me sa ishte në 2013.

“Fondi i ndihmës ekonomike në këtë njësi është 7.5 herë më i lartë sesa ai që gjetëm në 2013 dhe kjo tregon kujdesin social që jep qeveria jonë.

Sa i përket pensioneve, Balla deklaroi se nëse PS nuk do të kishte ardhur në qeverisje, në 1 janar 2015 skema e pensioneve do të falimentonte.

Beteja e 25 prillit është për reformën në drejtësi theksoi Balla, duke shtuar më tej se është e papranueshme të tolerohet që LSI në këtë zonë të marrë vota.

“Kush çon votën sot tek PD, nuk shpëton Lulin as PD. Mos u gënjeni nga ata që duan të blejnë votën me para si LSI. Ata janë bërë bashkë për të penguar Edi Ramën”, tha Balla.

Në fund të fjalës së tij Balla theksoi se PS nuk i ka bërë dëm interesave të vendit dhe se është në interesin e Shqipërisë t’i japin votën Ramës.

“PS është e vetmja parti që në këto 30 vite nuk i ka bërë kurrë dëm interesave të vendit. Edi Rama sot është e vetmja shpresë që ky vend të ecë para. Ndaj vota juaj për PS, i bën nder zonës tonë dhe krahinës tonë”, deklaroi Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat