Basha nga Paskuqani: Rama është burracak, bëjeni ndryshimin realitet me votën tuaj

Shqipëria

Basha nga Paskuqani: Rama është burracak, bëjeni ndryshimin realitet me votën tuaj

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:25
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim elektoral në zonën e Paskuqanit, ku është pritur me entuziazëm nga shumë qytetarë.

Në fjalën e tij ai ka thënë se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim teksa a ka cilësuar si burracak.

“Për 8 vite me radhë kam parë e kam dëgjuar për vuajtjet e dhimbjet e prindërve, për pamundësitë e fëmijëve të Paskuqanit. Kemi shkelur derë më derë, me një përpjekje mbinjerëzore për të mbajtur gjallë shpresën, për të mbajtur këtu fëmijët tanë.

8 vite të gjata, dimri më i gjatë që ka kaluar Shqipëria. Sado që e trashë zërin, ai është një burracak, që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përballet. Ka frikë të përballet me banorët e Paskuqanit, të Gjirokastrës, Durrësit, me nënat shqiptare.

25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. Ne do iu hapim rrugën drejt BE. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë dhe socialistë”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat